Zgjedhjet parlamentare po iu kushton nga buxhetet edhe komunave të Kosovës.
Komunat po detyrohen të paguajnë për personelin ndihmës që do të angazhohet në procesin zgjedhor parlamentar të 7 qershorit. Për këtë çështje ata kanë paralajmëruar veprime, raporton KlanKosova.tv.
Deri më tani nuk ka një vendim nëse në zgjedhjet e qershorit do të ndryshojë mënyra e pagesës për personelin ndihmës zgjedhor.
Në anën tjetër, AKK ka shprehur shqetësim edhe për kontratat kolektive nga të cilat u tha se po zbrazet buxheti komunal./KlanKosova.tv.


