Saturday, May 16, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Grabitën me thikë shtetasin kinez në qendër të Prishtinës, Policia...

Ekskluzive | Grabitën me thikë shtetasin kinez në qendër të Prishtinës, Policia i zbulon brenda pak minutash

Policia e Kosovës ka arritur ta zbardhë në kohë rekord grabitjen ndaj një shtetasi kinez në qendër të Prishtinës, duke identifikuar, arrestuar dhe intervistuar dy të dyshuarit brenda më pak se gjysmë ore nga raportimi i rastit, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se të dyshuarit janë Flamur Krasniqi dhe Fatjon Arifi, të dy rreth 19-vjeçarë.

Viktimë në këtë rast është Zh.L., rreth 24-vjeçar, shtetas i Kinës.

Sipas informatave, grabitja kishte ndodhur më 15 maj 2026 rreth orës 13:40 në rrugën “Enver Zymberi”, në zonën mbi Platonë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Sinjali mëson se viktima ishte ndaluar nga dy persona të rinj, të cilët nën kërcënimin e thikës i kishin marrë para të gatshme dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Megjithatë, reagimi i shpejtë i hetuesve të Stacionit Policor “Qendra” bëri që rasti të zbulohej në kohë rekord.

Burimet bëjnë të ditur se përmes veprimeve intensive operative dhe punës në terren, Policia arriti që brenda një kohe shumë të shkurtër:

  • t’i identifikojë të dyshuarit,
  • t’i arrestojë,
  • t’i intervistojë,
  • dhe të sigurojë pranimin e veprës nga vetë ata.

Sipas burimeve, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë pranuar grabitjen dhe kanë pohuar se viktimën e kishin kërcënuar me thikë.

Në konsultim me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar që të dy të ndalohen për 48 orë dhe të dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti po hetohet si: “Grabitje”.

Zbardhja e rastit brenda më pak se gjysmë ore konsiderohet një nga reagimet më të shpejta operative të realizuara së fundi nga hetuesit e Stacionit Policor “Qendra” në Prishtinë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT