Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka finalizuar procesin për përzgjedhjen e kompanisë që do të shtypë fletëvotimet për zgjedhjet e ardhshme, pas dështimit të përpjekjes së parë ku asnjë kompani e ftuar nuk kishte ofertuar.
Në raundin e dytë, KQZ ka ftuar kompaninë sllovene “Cettis”, e cila ka ofruar çmim prej rreth 350 mijë eurosh, duke tejkaluar buxhetin e parashikuar prej afërsisht 287 mijë euro.
Pavarësisht diferencës prej rreth 57 mijë eurosh, KQZ ka vendosur ta miratojë ofertën, duke argumentuar se procesi nuk mund të vonohet për shkak të afateve të shkurtra zgjedhore.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se vonesat në procedura do të rrezikonin procesin zgjedhor dhe se ishte e nevojshme të merrej vendim i shpejtë për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve në kohë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


