Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeOperacioni “Seeds”: Arrestohen në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 1000 fara...

Operacioni “Seeds”: Arrestohen në flagrancë 66-vjeçari në Tiranë, iu gjetën 1000 fara kanabisi në automjet

Një 66-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi i janë gjetur plot 1 mijë fara kanabisi në automjetin e tij.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi L. K., 66 vjeç, i cili në momentin e arrestimit ndodhej brenda automjetit të tij te Kthesa e Kamzës.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seeds”.

Goditet një tjetër rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre.

Vihet në pranga një 66-vjeçari të cilit u gjetën 1000 fara kanabisi, gjatë kontrollit në automjetin e tij.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seeds”.

Gjatë këtij operacioni, tek Kthesa e Kamzës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin L. K,  në automjetin e të cilit gjetën një qese me 1000 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT