Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është realizuar me sukses në Repartin e Urologjisë në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë së cilës një pacienti i janë larguar disa gurë të mëdhenj nga sistemi urinar.
Sipas njoftimit në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02d4AeFWhHvZc9XxHTmf1RMWMJh6wyzonppyfyYRXN2U9HgHx9t1FHjtBrVyvMrtR1l%26id%3D100057386361607&show_text=true&width=500“>Facebook, pacienti 54-vjeçar, me inicialet B.S., i është nënshtruar operacionit ku janë hequr tre gurë me përmasa të konsiderueshme, një gur në fshikëzën urinare me madhësi rreth 7.5 centimetra, një gur në ureter me madhësi rreth 4 centimetra, si dhe një gur në veshkë me madhësi nga 1.5 deri në 2 centimetra, raporton Klankosova.tv.
“Ndërhyrja është realizuar nga ekipi i urologëve, Dr. Skender Hoxha, Dr. Armir Sejdiu dhe Dr. Fatmir Idrizi, me mbështetjen e ekipit të anesteziologjisë të udhëhequr nga Dr. Veton Pllana. Pjesë e ekipit kanë qenë edhe instrumentaret Shpresa Ademi dhe Diellza Halili-Ferati, si dhe teknikët e anestezionit Musa Kurti dhe Besarta Mehmeti. Pas trajtimit dhe qëndrimit në repart, pacienti është liruar në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e spitalit të Mitrovicës./Klankosova.tv


