Wednesday, September 2, 2026
spot_img
HomeLajmeOperacion antidrogë “Kontrolli”: Kapen mbi 25 kg marihuanë, arrestohen 3 të dyshuar...

Operacion antidrogë “Kontrolli”: Kapen mbi 25 kg marihuanë, arrestohen 3 të dyshuar në kufi

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një operacion të koduar “Kontrolli”, gjatë të cilit janë arrestuar tre persona të dyshuar dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e substancës narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit janë ndaluar dy automjete të dyshuara për transport të narkotikëve, të cilat fillimisht ishin identifikuar në pikën kufitare në Vërmicë.

Njëri nga automjetet është ndaluar në Zveçan, ku gjatë kontrollit të detajuar janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e drogës. Brenda tyre janë gjetur rreth 25.984 kilogramë substancë e dyshuar marihuanë. Automjeti tjetër është ndaluar në Jarinjë dhe dyshohet se ka shërbyer si mjet përcjellës.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona, një shtetas i Serbisë dhe dy shtetas të Malit të Zi.

Në vendngjarje ka dalë edhe njësia e forenzikës, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT