Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat e saj, sa i përket numërimit të votave nëpër përfaqësitë diplomatike.
Sipas të dhënave të fundit, të përditësuara sot (28 shkurt) në ora 07:59, del se Lëvizja Vetëvendosje ka marr 80.75 për qind, ose 10.898 vota, transmeton Klankosova.tv.
Partia Demokratike e Kosovës ka marr 7.48 për qind, ose 1010 vota gjithsej.
E treta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 7.45 për qind, apo 1006 vota.
Pas LDK-së, radhitet AAK me partnerët e koalicionit, të cilët kanë mbledhur plot 260 vota, apo 1.93 për qind.
Koalicioni për Familje është votuar plot 103 herë nga mërgata, ose 0.76 për qind.
The post Numërohen 40 nga 43 vendvotime të votave të mërgatës, ja rezultati appeared first on Klan Kosova.



