Xhudisti Akil Gjakova, sot është paraqitur në Gjykatën e Pejës.
Por, seanca e cila ishte paraparë të niste në ora 09:00, nuk u mbajt.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësja e kësaj gjykate, Elzana Kastrati, përmes një përgjigje me shkrim.
“Nuk është mbajtur, për shkak se mbrojtësi i të pandehurit e ka revokuar autorizimin”, deklaroi ajo.
Derisa nuk dihet se kur është caktuar seanca e radhës.
Akil Gjakova, akuzohet se kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 19 dhjetor të 2024-tës/ Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


