Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeNjë “mangu” te Barcelona, Flick kërkon sulmues të ri

Një “mangu” te Barcelona, Flick kërkon sulmues të ri

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi të ri, ndërsa trajneri Hansi Flick ka pranuar se klubi katalunas ka nevojë për përforcime në repartin ofensiv para përfundimit të afatit kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle SPORT, tekniku gjerman ka shprehur besimin e tij të plotë te drejtori sportiv Deco për punën që po bën në merkato, por ka lënë të kuptohet se një transferim i ri është i nevojshëm.

“Kam besim të plotë te Deco. Duhet të bëjmë diçka”, ka deklaruar Flick, duke sinjalizuar se afrimi i një sulmuesi mbetet një nga prioritetet e klubit.

Situata mund të ndikohet edhe nga e ardhmja e Ferran Torresit, i cili është përfolur për një largim të mundshëm nga “Camp Nou”. Në rast të largimit të tij, Barcelona do të kishte edhe më shumë nevojë për një lojtar të ri në fazën sulmuese.

Megjithatë, Flick ka theksuar se skuadra ka disa alternativa në repartin ofensiv. Ai ka përmendur mundësinë që Lamine Yamal të aktivizohet si “9 fals”, ndërsa lojtarë si Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi mund të përdoren si në qendër të sulmit, ashtu edhe në krahë.

Barcelona pritet të jetë aktive deri në ditët e fundit të merkatos, me synimin për të sjellë një sulmues që do t’i shtojë më shumë opsione skuadrës në sezonin e ri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT