Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDigjet shtëpia në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (VIDEO)

Digjet shtëpia në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (VIDEO)

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj është dëmtuar nga zjarri.

Zana Berisha ka treguar se sulmi ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, ndërsa familja ishte larguar nga objekti disa orë më herët. Ajo ka bërë të ditur se është njoftuar nga policia në mëngjes për dëmtimin e shtëpisë.

Berisha ka thënë se ky rast nuk do t’i ndalojë ata nga përpjekjet për ta rinovuar shtëpinë dhe për t’u kthyer në pronën familjare, punë kjo që, sipas saj, kishte nisur që nga muaji mars pas miratimit nga institucionet.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është hapur si “Zjarrvënie”, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes. Shefi i Planifikimit dhe Operativës Rajonale, Erduan Baliqi, ka bërë të ditur se për momentin nuk ka të dyshuar dhe hetimet janë duke vazhduar.

Për më shumë ndiqeni kronikën në vijim:

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT