Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajme“Një herë vjen vera kah dera” – Mourinho për Rodrin: Kush mendon...

“Një herë vjen vera kah dera” – Mourinho për Rodrin: Kush mendon dy herë, s’ka vend te Real Madridi

José Mourinho ka sqaruar prapaskenat e tentativës së Real Madridit për transferimin e Rodrit, duke treguar se klubi madrilen i kishte bërë një ofertë të mirë mesfushorit spanjoll.

Megjithatë, sipas trajnerit portugez, hezitimi i Rodrit për t’iu bashkuar “Los Blancos” bëri që edhe vetë Mourinho të ndryshonte qëndrim.

“Fola me Rodrin disa herë. Real Madridi i bëri një ofertë shumë të mirë. Por Rodri kishte dyshime, ai hezitoi. Dhe dyshimet e tij krijuan dyshime edhe te unë”.

Mourinho theksoi se në Real Madrid nuk ka vend për lojtarë që nuk janë plotësisht të bindur për transferimin e tyre në klub.

“Real Madridi nuk mund të ketë lojtarë që mendojnë dy herë. Kjo është filozofia jonë”, deklaroi ai.

Rodri, i cili kaloi shtatë sezone te Manchester City, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën te Barcelona, duke refuzuar interesimin e rivalit të madh, Real Madridit.

Mesfushori 30-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030, duke i dhënë fund një prej sagave më të përfolura të merkatos.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT