Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeGruda nga Haga: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për...

Gruda nga Haga: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se Thaçi ishte me disponim të mirë dhe me vullnet të madh.

“Biseduam gjatë për tema të ndryshme. Kthjelltësia, intuita dhe forca e tij janë të jashtëzakonshme. Po largohem nga këtu me ndjenjën se pas shpinës sime po mbetet i mbyllur jo thjesht një njeri, por një pjesë e historisë më të re të Kosovës dhe lirisë sonë.”, ka shkruar Gruda.

Ai ka shtuar se 16 shtatori do të jetë dita e lirisë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT