Një 45-vjeçar është kapur nga Policia e Kosovës me armë zjarri pranë parkingut të Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:10, kur zyrtarët policorë të Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit me automjet zyrtar, kanë vërejtur një person duke qëndruar në këmbë në parking.
Gjatë kontrollit të dokumenteve dhe verifikimit të tij, policët te B.G., 45 vjeç, kanë gjetur një pistoletë, së bashku me një karikator me 12 fishekë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Arma është konfiskuar, ndërsa 45-vjeçari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


