Friday, July 31, 2026
spot_img
HomeLajmeNis rrënimi i një restoranti në Ujman, i ndërtuar në pronë publike

Nis rrënimi i një restoranti në Ujman, i ndërtuar në pronë publike

Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” dhe inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me asistencë të Policisë së Kosovës, kanë nisur rrënimin e një restoranti në Ujman, i cili thuhet se është ndërtuar pa leje në pronë publike.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, Zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.

Kujtojmë se më 21 korrik, autoritetet e Kosovës ndërmarrën një aksion për largimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit, duke nisur shembjen e 11 objekteve të banimit që, sipas institucioneve, ishin ngritur në pronë të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.

Lidhur me këtë zhvillim, pati reagime dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT