Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka pohuar se ka informacione që në Gjykatën Kushtetuese ka iniciativa për të hapur çështjet e Tribunalit të Hagës, respektivisht për paditjen e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Ai tha se një gjë e tillë nuk e frikëson por hapja e plagëve të vjetra është më e dhimbshme se ajo e plagëve të reja.
“Unë kisha informacion që iniciativa është në Gjykatën Kushtetuese dhe akoma është në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Ahmeti për KohaCast.
“Unë kam informacion që ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të hapë çështjet e Tribunalit të Hagës për t’u paditur Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës për krime lufte”.
“Dhe kjo jo që mua më frikëson, por të hapësh plagë të vjetra, dhimbja është më e madhe sesa kur hapet një plagë e re”.
“Janë çështje që i kemi mbyllur tash 20 e sa vite për përpara kur thashë marrëveshja e Ohrit është marrëveshje ndërkombëtare. i nderuar, si mund të çosh ti marrëveshjen e Ohrit, ligje dhe dakordësi të marrëveshjes së Ohrit për ekspertizë në komisionin e Venecias?


