Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeNgritet aktakuzë kundër një serbi për dhunim gjatë luftës

Ngritet aktakuzë kundër një serbi për dhunim gjatë luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër një serbi me inicialet G.V nën dyshimin se ka dhunuar një shqiptare gjatë luftës.

“Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv.

Aty tutje thuhet se Prokuroria i ka kërkuar Gjykatës të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri është i paarritshëm për organet e drejtësisë, dhe se në plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT