Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | I kërkuar për kontrabandim me migrantë, kapet Ken Komani alias...

Ekskluzive | I kërkuar për kontrabandim me migrantë, kapet Ken Komani alias Skender Arifi – përfundon në burg për 2 vjet e gjysmë

Një person që kërkohej nga organet e drejtësisë për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” është arrestuar mbrëmjen e së hënës, më 1 shtator, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ken Komanin, i njohur edhe si Skender Arifi, 61-vjeçar, ndaj të cilit ishte aktiv një urdhër-arrest i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ai është ndaluar rreth orës 20:20 në SPMK-Muçivërc, ndërsa gjatë verifikimit në sistemin policor ka rezultuar se ishte person në kërkim.

Urdhër-arresti ndaj tij ishte lëshuar për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Komani, alias Arifi, rezulton të jetë dënuar me dy vjet e gjashtë muaj burgim.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në institucionin korrektues në Hajvali për vuajtjen e dënimit prej 2 vjet e gjysmë burgim.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për detajet e tjera lidhur me rastin.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT