Thursday, September 3, 2026
spot_img
HomeLajmeDurrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese

Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese

Dy incidente me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, në të dyja rastet janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale.

Rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11 të Durrësit, në derën e jashtme të një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet G. K., është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

Rreth 40 minuta më vonë, në orën 04:30, një tjetër incident është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në anë të rrugës Plepa–Ndroq. Sipas policisë, një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e garazhit të një automjeti, duke shkaktuar gjithashtu vetëm dëme materiale.

Në të dyja rastet, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë nisur punën për mbledhjen dhe administrimin e provave, shkruan Euronews.al.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT