Friday, September 4, 2026
spot_img
HomeLajmeNetanyahu nis fushatën me video të krijuar nga AI, shfaq Erdogan, Khamenei,...

Netanyahu nis fushatën me video të krijuar nga AI, shfaq Erdogan, Khamenei, Abbas dhe Mamdani: Këta janë armiqtë e mi

Izraeli po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të tetorit, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu ka nisur të intensifikojë fushatën elektorale me mesazhe të drejtpërdrejta ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe aktorëve që i konsideron armiq të Izraelit.

Në një video të krijuar me inteligjencë artificiale, shfaqen kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, si dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Në spot, Mamdani paraqitet duke folur me Erdoganin dhe duke e pyetur nëse do të marrë pjesë në një festë pas një humbjeje të mundshme të Netanyahut në zgjedhje.

Më pas, Khamenei shfaqet i shtrirë në shtrat dhe i mbuluar me allçi, ndërsa në video paraqitet edhe Mahmoud Abbas.

Në skenarin e spotit, të katër shohin në televizor lajmin se Netanyahu ka fituar zgjedhjet. Pas kësaj, Mamdani anulon festën, Khamenei kthehet në bunker, ndërsa Erdogan mbyll telefonin.

Videoja përfundon me mesazhin: “Armiqtë e Izraelit duan që Netanyahu të rrëzohet. Nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë.”

Spot-i është pjesë e strategjisë së Netanyahut për ta paraqitur garën elektorale jo vetëm si përballje politike të brendshme, por edhe si betejë ndaj aktorëve që ai i konsideron kërcënim për Izraelin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT