Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se brenda partisë kanë qenë të vetëdijshëm se kandidatura e Bekim Sejdiut për president nuk gëzonte mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK-së.
Në një intervistë për VOX Kosova, Haziri ka thënë se kjo çështje ishte diskutuar edhe para prezantimit të Sejdiut si kandidat konsensual.
“Po, dhe para atij takimit në bisedë me Abdixhikun nuk është çështje e orëve, e ditëve, e kam thënë që bashkëpunimi në GP e determinon bashkëpunimin me partnerë të tjerë, në këtë rast me VV-në. Nëse nuk e arrijmë me ndërtu unitet funksional dhe të besueshëm, LDK duhet me e pasë parasysh nuk mund të përballohet në procese të tjera”, ka deklaruar Haziri.
Ai ka shtuar se kishte besuar se përmes dialogut të brendshëm mund të arrihej uniteti brenda partisë.
“Ka besu në dialog të brendshëm, siç kam besu edhe unë. Nuk kam bërë kërkesë tjetër, disa minuta para takimit të fundit unë e kam konfirmu edhe një herë se LDK duhet me pasë parasysh këtë çështje të brendshme dhe që duhet me vazhdu me dialogu”, ka thënë ai.
Deklaratat e Hazirit tregojnë se brenda LDK-së kishte dilema rreth mbështetjes së plotë për Bekim Sejdiun që në momentin kur emri i tij u prezantua si kandidat konsensual për president.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


