Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Nënshkruhet marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e djegur në ’99

Xhamia e Ibrit, e ndërtuar në vitin 1777 dhe e djegur më 2 maj 1999, pritet të rindërtohet.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbini2017%2Fposts%2Fpfbid0cajqE8iEYpVb2aZMrnr9wRwTASA6JYaQMYD4YCVH2onuD1tUT9vJZtdFmd4PdKEyl&show_text=true&width=500“>Facebook.

Ai ka njoftuar se, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Kurtit, përmes këtij memorandumi, Qeveria e Kosovës do të mbështesë ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore.

“Në vazhdim, nënshkruam edhe një memorandum tjetër bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës, i cili synon forcimin e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore islame.

Këto angazhime janë pjesë e përkushtimit tonë të vazhdueshëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në vend, pas dëmeve të shkaktuara gjatë luftës së viteve 1998–1999.

Investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në vitet në vijim”, shkroi Kurti./Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT