Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës.
Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, bëhet e ditur se gjatë kësaj jave në këtë institucion kanë qëndruar mbi 5 mijë vizitorë, kryesisht nxënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Brenda ambienteve të institucionit fëmijët u njohën nga afër me punën, rolin dhe funksionimin e Kuvendit, duke ndarë njëkohësisht emocione të veçanta gjatë qëndrimit në sallën ku më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


