Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeNdryshon rendi i ditës së seancës plenare të Kuvendit – kush e...

Ndryshon rendi i ditës së seancës plenare të Kuvendit – kush e mbështeti, e kush jo?

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë rend dite u futën edhe katër marrëveshje të tjera ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv.

Partia Demokratike e Kosovës, Grupi Multientik dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbështetur këtë ndryshim rendi, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi më shumë kohë për shqyrtimin e projektligjeve.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri paralajmëroi se kjo do jetë hera e fundit që Kuvendi merr mbështetje për amendamente që nuk shqyrtohen paraprakisht.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT