Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeObiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara

Obiliqi propozon 100 euro në muaj për fëmijët me aftësi të kufizuara

Fëmijët me aftësi të kufizuara në Komunën e Obiliqit mund të përfitojnë nga 100 euro në muaj, pas propozimit për mbështetje financiare që ka kaluar sot në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF).

KPF-ja ka votuar pro dhe ka rekomanduar që propozimi për ndarjen e kësaj ndihme mujore të dërgohet për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Obiliqit.

Skema e propozuar synon të përfshijë fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët me çrregullime në zhvillim, personat me Sindromën Down, si dhe fëmijët me autizëm dhe forma të tjera të aftësisë së kufizuar.

Propozimi tashmë i kalon Kuvendit Komunal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet në votim përfundimtar nga asamblistët.

Nëse miratohet, mbështetja prej 100 eurosh do të ndahet në baza mujore për kategoritë përfituese.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT