Friday, September 25, 2026
spot_img
HomeLajmeBetohen 17 kadetë të rinj të FSK-së, mes tyre edhe një nga...

Betohen 17 kadetë të rinj të FSK-së, mes tyre edhe një nga Shqipëria

17 kadetë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar solemnisht, duke nisur rrugëtimin e tyre drejt formimit si oficerë të ardhshëm.

Në mesin e kadetëve të klasës 2030 është edhe një kadet nga Republika e Shqipërisë.

Me betimin solemn, kadetët shprehën përkushtimin e tyre për t’i shërbyer Republikës së Kosovës me nder, përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Ky moment shënon fillimin e një kapitulli të ri për ta në Qendrën për Studime Universitare, ku nga sot mbajnë titullin e kadetit dhe marrin përsipër përgjegjësitë, sfidat dhe privilegjet që lidhen me këtë rol.

Kadetët do të vazhdojnë përgatitjen dhe formimin e tyre profesional në kuadër të programit për përgatitjen e oficerëve të ardhshëm të FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT