Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeNdryshimet nga Ministria e Infrastrukturës: Lehtësohet testimi për patent-shoferë (VIDEO)

Ndryshimet nga Ministria e Infrastrukturës: Lehtësohet testimi për patent-shoferë (VIDEO)

Nga sot, kandidatët që i nënshtrohen provimit teorik për patentë-shofer do të përballen me një format të ri të testimit.

Ministria e Infrastrukturës ka konfirmuar për Klan Kosovën se ndryshimi kryesor është fakti që, ndryshe nga më parë kur një pyetje mund të kishte 2-3 përgjigje të sakta, tani çdo pyetje do të ketë vetëm një përgjigje të saktë.

Sipas Abdyl Islamit, konstruktor i testit, ky ndryshim vjen pasi Ministria ka publikuar paraprakisht doracakun një muaj më herët dhe ka përshtatur pyetjet në bazë të tij.

Kjo pritet të lehtësojë procesin për kandidatët, duke e bërë më të qartë mënyrën e përgjigjes.

Ndiqni kroniken e zgjeruar:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT