Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeAksioni i policisë në Skenderaj, Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë nuk guxon të...

Aksioni i policisë në Skenderaj, Musliu: Çfarë ndodhi mbrëmë nuk guxon të përsëritet (VIDEO)

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur lidhur me prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj gjatë natës së mbrëmshme, duke e cilësuar aksionin si të panevojshëm dhe duke thënë se një situatë e tillë “nuk guxon të përsëritet”.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Kosova Today”, Musliu deklaroi se aksioni policor i zhvilluar nga orët e mesnatës deri në orët e hershme të mëngjesit në Skenderaj, sipas termave policorë, njihet si “unaza e çeliktë” apo “rrethi i çeliktë”.

“Ajo që ka ndodhur dje në Skenderaj, ose operacioni që ka ndodhur në Skenderaj, në terma policorë quhet unaza e çeliktë, ose rrethi i çeliktë, dhe pikërisht ajo ka ndodhur mbrëmë pa asnjë arsye. Unë vazhdimisht kam thënë që e dënoj dhunën, çkado qoftë ajo dhe nga do që vjen ajo. Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet dhe nuk guxon të provokohet Drenica dhe qytetarët e saj”, tha Musliu.

Ajo po ashtu tha se pas deklaratave të saj është përballur me sulme dhe presion në rrjetet sociale nga, siç tha ajo, militantë dhe llogari të rreme të LVV-së, por shtoi se nuk mund t’ia ndalin zërin.

“Le ta kenë të qartë edhe opinioni, sepse që nga mbrëmë jam marshu nga militantët e LVV-së dhe account-et fake të tyre, që kanë tendencë të më frikësojnë dhe të ma ndalin zërin, por ata nuk mund të më ndalin. Rrethimi në Skenderaj ishte i panevojshëm. Ajo çka ka ndodh mbrëmë në Skenderaj nuk guxon të përsëritet, nuk guxon të provokohet Drenica dhe qytetarët e Drenicës. Jemi mundu vazhdimisht dje, në mënyrë të qetë, me kuptu pse janë policia mbrëmë aty…”, tha Musliu./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT