Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajme“Askush s’e sfidon shtetin”, thotë sot Kurti – dikur i drejtohej Prokurorisë...

“Askush s’e sfidon shtetin”, thotë sot Kurti – dikur i drejtohej Prokurorisë “ta shohim a guxojnë të vijnë”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke komentuar incidentin e ndodhur në Skenderaj ku u përfshinë Sami Lushtaku dhe Hyseni Mehani, paralajmëroi Prokurorinë dhe Gjykatën se ‘do ta shohë’ se çfarë ndëshkimesh do të kërkohen dhe do të shqiptohen.

Ai rikujtoi se ndaj aktivistëve të VV-së janë shqiptuar dënime me burgim vetëm për postime në Facebook.

Sipas Kurtit, nuk mund të ketë as persona e as grupe që e sfidojnë me sukses shtetin, sepse shteti është tërësia e ligjit, transmeton Klankosova.tv

“Në Republikën e Kosovës nuk mund të ketë asnjë individ dhe asnjë grup që sfidon suksesshëm shtetin, e shteti është tërësia e ligjit. Ligji i drejtë na bën bashkë si shoqëri, e jo si dikur që na ndante në të pambrojtur dhe të paprekshëm”.

Megjithatë, deklaratat e Kurtit dalin kontradiktore nga ajo që ak thënë në të kaluarën, konkretisht në vitin 2024, ku kishte refuzuar t’u përgjigjej ftesave të Prokurorisë Speciale për të dëshmuar lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

“Unë guxoj t’ju them: s’po vij. Ta shohim tash a guxojnë ata të vijnë”, thoshte Kurti, qëndrim ky që atë kohë ishte interpretuar si sfidim i institucioneve të drejtësisë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT