Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeLajmeVëzhgohej me dron nga hetuesit – arrestohet roja e pyllit në Kamenicë...

Vëzhgohej me dron nga hetuesit – arrestohet roja e pyllit në Kamenicë për dyshime mbi kontrabandë me dru

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pas një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës.

Sipas autoriteteve, i dyshuari me inicialet S.H., roje pylli në Rajonin e Kamenicës, është ndaluar gjatë realizimit të planit operativ “Gatishmëria 2026”, ku janë përdorur edhe masa të veçanta hetimore, përfshirë vëzhgimin me dron.

Hetimet dyshojnë se ai ka tejkaluar kompetencat zyrtare duke damkosur dhe lëshuar dokumentacion për masë drusore që dyshohet se ishte futur ilegalisht nga Serbia në fshatin Shahiq të Kamenicës.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa është kërkuar edhe caktimi i masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Rasti po hetohet në koordinim me organet e rendit dhe institucionet përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT