Ndërmarrja Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me asistencë të Policisë së Kosovës, kanë nisur rrënimin e një restoranti në Ujman.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani.
Kujtojmë se më 21 korrik, autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion për largimin e ndërtimeve pa leje në zonën e Liqenit të Ujmanit, duke nisur shembjen e 11 objekteve banimi që, sipas institucioneve, ishin ngritur në pronë të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.
Lidhur me këtë zhvillim, pati reagime dhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare.


