Friday, May 8, 2026
spot_img
HomeLajmeNdaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së për moscertifikimin e Listës

Ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së për moscertifikimin e Listës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim lidhur me moscertifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, transmeton KosovaPost.

Rohde, në një postim në platformën X, ka thënë se procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet.

“Unë ndaj shqetësimet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe. Zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë është thelbësor. Procesi i certifikimit është procedurë formale që nuk duhet të politizohet”, ka shkruar Rohde në një postimi në platformën X.

Shqetësime për për moscertifikimin e Listës Serbe, më heret kanë shprehur edhe SHBA-ja e Bashkimi Evropian.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Shkak për moscertifikim janë bërë thirrjet nacionaliste të kryetarit të kësaj  liste, Zllatan Ellek, gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT