Tuesday, May 26, 2026
spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta veterani i UÇK-së, Bajrush Uksmajli – Bardhi

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Bajrush Uksmajli – Bardhi

Është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajrush Uksmajli – Bardhi, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet nesër.

Lidhur me vdekjen e veteranit të UÇK-së ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka shprehur ngushëllime për familjen Uksmajli, bashkëluftëtarët dhe miqtë e të ndjerit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT