Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeNdahet nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar Roland “Llolla” Kryeziu

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar Roland “Llolla” Kryeziu

Është ndarë nga jeta ish-futbollisti i njohur gjakovar, Roland “Llolla” Kryeziu, një nga emrat e njohur të futbollit në Gjakovë.

Kryeziu ishte pjesë e historisë së futbollit gjakovar, ku gjatë karrierës së tij mbrojti ngjyrat e KF Gjakova dhe KF Vëllaznimi.

Pas lajmit për vdekjen e tij, KF Gjakova ka shprehur ngushëllime për familjen, duke e kujtuar Kryeziun si një emër që do të mbetet pjesë e historisë së futbollit të qytetit.

Ngushëllime ka shprehur edhe Federata e Futbollit të Kosovës, e cila ka ndarë dhimbjen me familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv.

FFK ka bërë të ditur se Roland “Llolla” Kryeziu ishte pjesë e gjeneratës së artë të futbollit.

Vdekja e tij ka prekur familjarët, bashkëlojtarët dhe komunitetin sportiv në Gjakovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT