Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeEksplorohet shpella më e thellë deri më tani në Kosovë – arrin...

Eksplorohet shpella më e thellë deri më tani në Kosovë – arrin në 200 metra

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në bashkëpunim me Shoqatën Bullgare të Shpellave, kanë zhvilluar një ekspeditë hulumtuese speleologjike në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

Gjatë ekspeditës janë eksploruar dhe hartografuar disa shpella, përfshirë Shpellën e Drelajve, Shpellën e Flamurit ose Shpellën e Stërqokës në Hajlë, me thellësi 45 metra, Shpellat Binjake në Bajshë, me 35 metra, si dhe Shpella në Rrasen e Zogut, e cila ka arritur në 200 metra thellësi.

Kjo e fundit, e cila ndodhet në rreth 1900 metra lartësi mbidetare, është shpella më e thellë e eksploruar deri më tani në Kosovë.

Sipas Institutit, deri tani janë eksploruar dhe hartografuar 200 metra të shpellës, ndërsa besohet se ajo mund të arrijë deri në 500 metra thellësi.

Hulumtimet speleologjike në këtë shpellë pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT