Saturday, September 19, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Zbardhen detaje të reja nga përleshja te “Qebatorja Bisa”, hetuesi...

Ekskluzive | Zbardhen detaje të reja nga përleshja te “Qebatorja Bisa”, hetuesi policor ia mori armën të dyshuarit, më pas u ther me thikë nga një tjetër

Gazeta Sinjali sot ka raportuar ekskluzivisht për një përleshje mes disa personave në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”, ku një zyrtar policor kishte mbetur i lënduar.

Sinjali mëson se hetuesi policor me inicialet V.M., i cili në momentin e incidentit ishte në detyrë zyrtare dhe me rroba civile, ka ndërhyrë pasi njëri nga të dyshuarit kishte nxjerrë armën e zjarrit.

Hetuesi ka arritur t’ia largojë armën nga dora të dyshuarit, duke parandaluar përdorimin e saj.

Megjithatë, gjatë ndërhyrjes, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se hetuesi policor, V.M është sulmuar nga një tjetër i dyshuar, i cili dyshohet se e ka therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sinjali raportoi më herët ekskluzivisht se rasti ka ndodhur te “Qebatorja Bisa”, në hyrje të Autostradës “Ibrahim Rugova”

Policia e Kosovës ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërsa një armë zjarri është konfiskuar dhe disa persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT