Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku, ka shënuar një tjetër fitore në Kampionatin Evropian të Boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Bajoku ka triumfuar bindshëm në çerekfinale ndaj boksierit nga Shqipëria, Kristian Kaqurri, duke e mposhtur me rezultat 5:0.
Kjo ishte fitorja e dytë e boksierit kosovar në këtë kampionat, ndërsa me triumfin në çerekfinale ai ka siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Bajoku tashmë është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes evropiane dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive në këtë garë.
Me paraqitjen e tij në Sofje, boksieri kosovar po kërkon të sigurojë një tjetër sukses për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


