Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeNATO vazhdon të mbështesë “plotësisht dhe fuqishëm” dialogun Kosovë-Serbi

NATO vazhdon të mbështesë “plotësisht dhe fuqishëm” dialogun Kosovë-Serbi

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është deklaruar pas takimeve të zhvilluara në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ka marrë pjesë së bashku me ambasadorët e vendeve aleate dhe partnerët që kontribuojnë në misionin e KFOR-it, ku sipas tij, situata e sigurisë në Kosovë aktualisht është kryesisht e qetë, por mbetet e brishtë dhe me potencial për tensione të reja, veçanërisht në veri të vendit.

Komandanti i KFOR’it, ka vlerësuar edhe se, ‘’ekziston një nevojë urgjente për një zgjidhje politike të qëndrueshme’’.

Tutje, Ulutash ka potencuar se “NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dhe fuqishëm Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës“.

“Përmes pranisë dhe aktiviteteve tona, ne vazhdojmë të krijojmë hapësirë që dialogu politik të ecë përpara. Prandaj, siç e dëgjova edhe sot qartë dhe fuqishëm, NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dhe fuqishëm Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në fund të fundit, stabiliteti varet nga zgjedhja e të gjitha palëve për diplomacinë në vend të dhunës. Rruga drejt paqes së qëndrueshme është politike. Nuk është ushtarake. KFOR-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në mbështetje të këtij procesi. Një rrugë përpara konstruktive dhe gjithëpërfshirëse është ajo që duhet të vazhdojmë të ndjekim së bashku, për një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Ulutash.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT