NATO thotë se mbetet e sigurt në kapacitetet e saj të mbrojtjes dhe parandalimit, pavarësisht tërheqjes së 5,000 trupave amerikane nga Gjermania.
“Po punojmë me SHBA-në për të kuptuar detajet e vendimit të tyre”, thotë një zëdhënës.
“Ky ndryshim nënvizon nevojën që Evropa të vazhdojë të investojë më shumë në mbrojtje dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë tonë të përbashkët – ku tashmë po shohim progres që nga momenti kur aleatët ranë dakord të investojnë 5% të PBB-së. Ne mbetemi të sigurt në aftësinë tonë për të ofruar parandalim dhe mbrojtje, ndërsa ky kalim drejt një Evrope më të fortë në një NATO më të fortë vazhdon.”, raporton skynews, transmeton Sinjali.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


