Një tërmet me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter ka goditur territorin e Kosovës.
Drejtori i Institutit Sizmologjik i Kosovës, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin e ndodhur, njofton Klankosova.tv.
“Thellësia hipoqendrore ishte 11 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.318 ; 21.436; 9 km në Verilindje VL të Vitisë
2 km në Jugperëndim JP të fshatit Sublla”, tha Mustafa.
Ai theksoi se ky tërmet nuk përbën rrezik për qytetarët apo dëme materiale për shkak të forcës së tij të ulët.
Njëherësh shtoi se zona mbetet aktive sizmike dhe ka histori të tërmeteve me intensitet të lartë.
“Në të kaluarën kjo zonë ishte goditur me tërmete me intensitet të lartë bazuar në katalogun historik të tërmeteve, kjo zonë edhe në të ardhmen mund të gjeneron tërmete me magnitudë të intensiteti të lartë, ashtu sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë”, shtoi Mustafa.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


