Një banor i lagjes Nënkala në Prizren ka shprehur shqetësimin për mungesën e ndriçimit publik.
Ai në një prononcim për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ka theksuar se ka shkuar në komunë çdo dy-tre ditë për dy vjet, por nuk është marrë asnjë masë.
“Ndriçim nuk kemi. Shkoj në komunë çdo dy-tre ditë, por nuk është bërë asgjë për dy vjet, situata është veçanërisht shqetësuese për fëmijët, pasi ka shumë qen endacakë në lagje, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet, në videon e mëposhtme:
The post Mungesa e ndriçimit publik shqetëson banorët e lagjes Nënkala në Prizren (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


