Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeLajmeMulliqi: Kongresistët amerikanë po punojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO (VIDEO)

Mulliqi: Kongresistët amerikanë po punojnë për anëtarësimin e Kosovës në NATO (VIDEO)

Zëvendëskryetari i Komunës Wylie në Teksas, Gjino Mulliqi, në “Edicionin Special” në Klan Kosova, ka komentuar rezolutat e fundit të paraqitura në Kongresin Amerikan, ku kërkohet mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vazhdimi i misionit të trupave amerikane në KFOR. Mulliqi theksoi se kongresistët amerikanë e shohin Kosovën si një pjesë të rëndësishme dhe vitale të Ballkanit Perëndimor.

Ai po ashtu u shpreh se kongresisti Keith Self, së bashku me kolegë të tjerë, po punon ngushtë me qeveritë evropiane dhe Administratën Trump që Kosova të anëtarësohet në NATO.

“Siç po e shihni, Keith Self nga Teksasi, nga vendi ku jetoj, ne punojmë në organizatën ‘Albanians For America’ këtu në Teksas, dhe po punojmë ngushtë me kongresistë të ndryshëm, përfshirë kongresistin Keith Self, për të shtyrë procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Ky proces po mbështetet nga takime me qeveri të ndryshme evropiane, përfshirë Greqinë dhe Spanjën, si dhe me kongresistë dhe Administratën e Presidentit Trump, për të bërë që kjo të ndodhë sa më shpejt,” tha Mulliqi.  /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT