Në Krushë të Madhe disa kabllo të rrymës kanë marrë flakë, raporton Klankosova.tv.
Nga videot e marra nga asamblisti në komunën e Rahovecit, Sejfullah Sejfullahu, shihet momenti kritik kur kabllotë përfshihen nga zjarri.
Sejfullahu ka thënë që ai sapo është informuar e ka telefonuar policinë, emergjencën dhe KEDS-in.
Ai ka thënëq se bashkë me fshatarët kanë dalë në vend tën gjarjes për ta mbajtur në kontroll situatën.
“Gjate nje shperthimi te madh te kabllove, nje qytetar i yni ishte shumë afer rrezikut, por për fat shpetoi pa pasoja”, ka vijuar ai.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


