Sot ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të aksidentit.
Klanin e kanë kontaktuar nga kompania “Kujtimi Bus” ku ka thënë që deri te aksidenti ka ardhur pasi një makinë që po lëvizte para autobusit, e ka humbur kontrollin me që rast autobusi nuk ka pasur mundësi përpos se të përplaset me të.
Ata kanë thënë që të gjithë udhëtarët që gjendeshin në autobus dhe stafi janë mirë, dhe disa kanë marrë trajtime mjekësore.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


