Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeShowbizMinistrja kanadeze: Kievi ka nevojë për garanci sigurie si pjesë e marrëveshjes...

Ministrja kanadeze: Kievi ka nevojë për garanci sigurie si pjesë e marrëveshjes së paqes

Ministrja e Jashtëm e Kanadasë, Melanie Joly ka thënë se Ukraina ka nevojë për garanci “të fuqishme” sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës.

Ajo gjithashtu u shpreh se Ukraina duhet të jetë në tavolinën e bisedimeve, raporton Sky News.

Joly u shpreh edhe se është e rëndësishme që Kanadaja, SHBA-ja dhe Evropa të ofrojnë garanci sigurie për Ukrainën.

“Ne nuk do të dëshironim të ishim në një situatë ku në thelb ka një armëpushim, ka një paqe jo të qëndrueshme dhe forcat ruse të largohen nga territori ukrainas, të riorganizohen dhe të ripushtojnë Ukrainën”, ka shtuar ajo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT