Objekti shoqërues i kullës në memorialin “Zahir Pajaziti”, ishte dëmtuar gjatë qershorit.
Ndonëse gjithçka është duke u hetuar, është vëllai i heroit Zahir Pajaziti, Ejupi, i cili ngre dyshime se shkëputja e kontratës së mirëmbajtësve dhe dëmet e atyshme kanë pasur motive financiare.
“Tash po shihet qysh tenderet po jipen, tenderi jipet për punët shtesë, punët shtesë kërkojnë më shumë”, është shprehur ai për emisionin dokumentar MAT në Klan Kosova.
“Pse u bë një muaj e as pastruesit s’i kanë lënë me ardhë këtu në objekt me pastru, me rregullu, po ia kanë ndërprerë punën”, thotë ai ndër të tjera.
Ai ka thënë se janë ndier tepër keq si familje kur kanë kuptuar se kompleksi është dëmtuar.
Një lëndim më i madh për ta përbën edhe fakti se kulla e “Pushkës së Parë të Lirisë” nuk ka përfunduar si projekt, ndonëse është nisur së ndërtuari në vitin 2005.
Për më tepër, shikoni dokumentarin e plotë:


