Friday, August 7, 2026
spot_img
HomeLajmeNdryshime nga e hëna: Bizneset duhet të marrin autorizim për dërgimin e...

Ndryshime nga e hëna: Bizneset duhet të marrin autorizim për dërgimin e mbeturinave në deponi

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti” Sh.A. ka njoftuar se nga e hëna, 10 gusht 2026, bizneset nuk do të lejohen t’i dërgojnë vetë mbeturinat në Deponinë Sanitare Rajonale në Sferkë të Thatë pa autorizim paraprak nga kompania.

Sipas njoftimit, kjo masë merret pasi “Ambienti” ofron shërbimin e rregullt të grumbullimit dhe transportit të mbeturinave, në përputhje me itineraret dhe kontratat me klientët juridikë.

Kompania u ka rikujtuar bizneseve se duhet ta përdorin shërbimin e saj të grumbullimit, t’i kryejnë me kohë obligimet financiare dhe ta deklarojnë saktë sasinë e mbeturinave për tarifim korrekt.

“Ambienti” ka paralajmëruar se do t’i shtojë kontrollet në terren dhe në hyrje të deponisë, ndërsa rastet e dërgimit të paautorizuar të mbeturinave do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT