Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk është e njëjta sikur në vitin 2021, në kohën kur ai thotë që e votoi.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Miftaraj tha po ashtu se VV-ja po shkatërron çdo standard, që më herët sipas tij, askush s’e ka besuar që mund të ndodh, transmeton Klankosova.tv.
“Vetëvendosja është duke e shkatërruar çdo standard që ne kemi besuar që nuk mundet me ndodh”, tha ai.
“VV-ja nuk është e njëjta si në kohën kur unë e kam votuar, në vitin 2021, unë që kam menduar që do të na qeverisë në katër vjetët e ardhshme”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


