Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeMendim Rugova paralajmëron rënie të pazakontë të temperaturave (VIDEO)

Mendim Rugova paralajmëron rënie të pazakontë të temperaturave (VIDEO)

Meteorologu Mendim Rugova ka dhënë parashikimin e motit për ditët e fundit të korrikut, duke bërë të ditur se Kosova po përballet me një situatë të pazakontë klimatike për këtë periudhë të vitit.

I ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Rugova ka deklaruar se dita e sotme mund të jetë ndër ditët më të ftohta të regjistruara në dekadën e fundit për periudhën nga 21 deri më 31 korrik.

Ai ka theksuar se, ndryshe nga viti i kaluar kur temperaturat në këtë periudhë kalonin mbi 40 gradë Celsius dhe shënonin rekorde, këtë vit situata është krejtësisht tjetër, me temperatura dukshëm më të ulëta.

Vitin e kaluar kësi periudhe kemi pas temperatura goxha të larta dhe mbi 40°C që ishin rekorde për për vendin tone, ndërsa sivjet po e kemi pak një situatë pak më ndryshe dhe sidomos dita e sotme do të jetë ndoshta edhe dita më e ftohtë që është regjistruar në këtë 10 ditëshin e fundit të korrikut, pra prej 21 deri në më 31 korrik ndoshta prej vitit 2010 apo 2009  nuk kemi pasur temperatura kaq të ulëta që mund të rrijnë edhe në 20°C do të thotë për sot jo në paraparam dikund ë eventualisht nëse shkojnë deri në 19°C po përndryshe për momentin janë temperaturat e ulëta 12 deri në 14°C. E kemi një lloj sistemi frontal që po vjen prej veriut që faktikisht do të na sjellë ca të reshura shiut gjatë ditës sot paradite dhe mund të vazhdojë edhe pak pasdite”, ka thënë Rugova.

Sipas tij, temperaturat gjatë ditës mund të arrijnë rreth 20 gradë Celsius, ndërsa në disa zona mund të mbeten edhe më të ulëta, me vlera nga 12 deri në 14 gradë Celsius.

Ndryshimi i theksuar i motit vjen pas një periudhe me temperatura të larta, duke sjellë një kthesë të pazakontë për fundin e muajit korrik.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT