Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuara për hyrje në Kosovë, me qytetarët që po përballen me pritje deri në dy orë për kalimin e kufirit.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pikë është krijuar kolonë prej rreth 100 metrash në hyrje, ndërsa në dalje nga Kosova kolona arrin në 80 metra, transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht ngarkesës, dalja nga vendi realizohet për rreth 10 minuta.
Pritje të zgjatura janë raportuar edhe në pikën kufitare Muçibabë
Në Han të Elezit, pritjet për hyrje janë rreth 30 minuta, me kolonë prej afërsisht 250 metrash, ndërsa në pikën kufitare Kullë kalimi realizohet për 5 deri në 10 minuta, me kolonë prej 150 metrash.
Ndërkohë, në pikën kufitare Vërmicë pritjet janë më të shkurtra, rreth 5 deri në 10 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Jarinjën, Merdarën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Mutivodën dhe Glloboqicën, qarkullimi po zhvillohet pa probleme të theksuara, me kohë pritjeje nga 3 deri në 5 minuta.


