Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeLajmeHumb jetën 6-vjeçarja në Britani – vetura u përplas me traktorin

Humb jetën 6-vjeçarja në Britani – vetura u përplas me traktorin

Një vajzë 6-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor mes një veture dhe një traktori në Warwickshire të Britanisë së Madhe.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 të së premtes në rrugën B4455, në lindje të Stratford-upon-Avon, ku një veturë Volkswagen Tiguan u përplas me një traktor.

Vajza u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda në kokë, por ndërroi jetë mëngjesin e së shtunës, raportojnë mediat britanike, përcjell Sinjali.

Sipas Policisë së Warwickshire, dy fëmijë të tjerë që ndodheshin në veturë pësuan vetëm tronditje emocionale dhe nuk u lënduan fizikisht. Ndërkaq, as drejtuesi i veturës dhe as shoferi i traktorit nuk pësuan lëndime.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT